MIRË SE VINI NË RRONI FER

TELI ËSHTE BIZNISI JONË

PRODUKTET TONA

Portfolio e jonë e produkteve është si rezultati përvojës sonë të gjerë në përpunimin e telit, duke përfshirë marrëdhënien afatgjatë me klientët.
Bazohet në përkushtimin tone të fuqishëm për hulumtim dhe zhvillim, si dhe në standardet industriale, dhe ju adresohet si klientëve ashtu dhe partenereve biznesor

KUSH JEMI NE

RRONI FER është përpunues i Telit të çelikut, Rrjetave me Saldim, Trajeve dhe Shufrave të çelikut të cilat përdoren në ndërtim të ulët dhe të lartë. Me një përvojë 30 vjeçare si ndërmarrje në pronësi familjare e njohur më parë si FER PLAST, me kalimin e viteve fabrika ka investuar në teknologji të reja dhe profesionalizmin e punëtorëve me qëllim rritjen e cilësisë së produkteve të saj, zgjerimit të gamës së produkteve, tregtimin dhe shitjen e këtyre produkteve në Kosovë dhe regjion.

RRONI FER merret edhe me përpunimin e çelikut, lakim dhe këputje, për projektet në sektorin e ndërtimtarisë së ulët dhe të lartë e cila tashmë ka një shtrirje në Kosovë dhe Europë me shitjen e produkteve të saja.

VIZIONI

Me përvojën në prodhim dhe staf të përgatitur, ne jemi gjithmonë një hap para nevojave dhe kërkesave të klientëve tanë. RRONI FER planifikon të jetë lider në Kosovë dhe faktorë i rëndësishëm në regjion.

HISTORIA

Kompania “RroniFer” me vendndodhje në Gjakovë është vazhdim i një biznesi familjar dhe pasardhësi juridik i kompanisë “FER PLAST,” e cila u themelua në vitin 1989 nga Isa Kameri, Ekonomist i Diplomuar në Sarajevë.

Isa Kameri kishte përvojë të gjatë në fushën e menaxhimit, përpunimit të telit, prodhimin e rrjetës së salduar dhe produkteve të tjera nga teli. Më parë ai kishte kryer detyra me përgjegjësi specifike si Drejtor Komercial në Fabikën e Enëve në Gjakovë (1978-1980) dhe si Drejtor i Përgjithshëm i Fabrikës për Përpunimin dhe Saldimin e rrjeteve të armaturave në Deçan (1981-1995), që ishte pjesë e ndërmarrjes “Metaliku”, e cila ishte lidere në përpunimin e telit jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi.

Isa Kameri njihet si ndërmarrës i makinerive të ndryshme për përpunimin e telit. Punës së tij, shumë vjet i qëndruan pranë si fëmijë, dy djemtë e tij: Labinoti dhe Besforti. Ata kanë vazhduar traditën e kompanisë “RroniFer”, duke e ngritur në nivele ndërkombëtare.

RRJETAT

Çdo strukturë çeliku përbëhet nga pjesët që janë përpunuar paraprakisht.
Në vendin e ndërtimit ata montohen në strukturë me anë të vidhave ose saldimit.
Punimet e rrjetave kryhen në punëtori, dhe jo në vendet e ndërtimit. Kjo ndodh për arsye të kërkesave gjithnjë e në rritje të cilësisë dhe kapacitetit mbajtës, temperatura e përshtatshme, mbrojtjes nga ndikimet atmosferike, kushte të mira të punës për punëtorët dhe mundësinë e kontrollit të cilësisë.

SHUFRAT

Të lakuar dhe pothuajse të gatshme, armatura përcillet pastaj në laboratorin e hekurit brenda fabrikës , për t’u shkarkuar më pas në vendet e ndërtimit.
Teknologjia dhe aftësitë njerëzore janë bërë së bashku për t’i dhënë jetë hekurit, duke krijuar kompozime që i bëjnë ndërtesat më të mira se çdo formë tjetër arti. Këto kompozime janë forma të artit, ku shpirti i njeriut takon elementin “hekur”, dhe proceset si lakimi, kompozimi, goditja, saldimi deri sa i jep jetë një vepre të plotë dhe harmonike.

TRAJET

Përgatitja e armaturës për trajet, me karakter industrial, kryesisht përdoren si mbulesa të brendshme për muret mbajtëse të ndërtesave të betonit të armuar, dhe më rrallë për ndërtesat me konstruksione çeliku.
Avantazhi më i madh është se trajet kanë vetë elemente mbajtëse dhe nuk kërkojnë një sistem të veçantë mbështetës sekondar. Ato ofrojnë sipërfaqe të brendshme të lëmuara estetikisht të këndshme, ideale për ruajtjen e brendshme të depove, objekteve të prodhimit, ndërtesave tregtare etj.

65

PROJEKTE TË KOMPLETUARA

250

KLIENT TË KËNAQUR

68

TË PUNËSUAR

Kompania e ndërtimit

FAKTE MBRESLËNËSE

Partnerët

No Logo Added!