HISTORIKU

Kompania “RroniFer” me vendndodhje në Gjakovë është vazhdim i një biznesi familjar dhe pasardhësi juridik i kompanisë “FER PLAST,” e cila u themelua në vitin 1989 nga Isa Kameri, Ekonomist i Diplomuar në Sarajevë.

Isa Kameri kishte përvojë të gjatë në fushën e menaxhimit, përpunimit të telit, prodhimin e rrjetës së salduar dhe produkteve të tjera nga teli. Më parë ai kishte kryer detyra me përgjegjësi specifike si Drejtor Komercial në Fabikën e Enëve në Gjakovë (1978-1980) dhe si Drejtor i Përgjithshëm i Fabrikës për Përpunimin dhe Saldimin e rrjeteve të armaturave në Deçan (1981-1995), që ishte pjesë e ndërmarrjes “Metaliku”, e cila ishte lidere në përpunimin e telit jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi.

Isa Kameri njihet si ndërmarrës i makinerive të ndryshme për përpunimin e telit. Punës së tij, shumë vjet i qëndruan pranë si fëmijë, dy djemtë e tij: Labinoti dhe Besforti. Ata kanë vazhduar traditën e kompanisë “RroniFer”, duke e ngritur në nivele ndërkombëtare.

Vite më vonë, kur puna e tyre me kompaninë “RroniFer” është konsoliduar, vëllezërit Kameri iu futën një biznesi tjetër, që në fakt nuk largohet nga armatura. Ata, në vitin 2011 hapën kompaninë “Armatek”.

Kompania “Armatek” ishte e para në Kosovë, dhe erdhi si një risi për gjithë tregun. Ekipit të dy vëllezërve Kameri, iu bashkëngjit edhe Ilir Rexha. Bashkë ata së pari i treguan tregut se çka është armature e lakuar dhe e gatshme paraprakisht për futje në objekt, e më pas pushtuan tregun kosovar. Por, shumë shpejt tregu i tyre u hap drejt Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Madje në vitin 2019, në Maqedoni filloi punë edhe fabrika e re, “RroniSteel”.